Qasja dhe përdorimi i disa funksionaliteteve ose Shërbimeve të Faqes mund të kërkojnë transmetimin drejt Faqes e të dhënave të caktuara vetjake të Përdoruesit (p.sh. emër dhe mbiemer, adresë, numër telefoni ose adresë e-maili). Trasmetimi nga ana e Përdoruesit i të dhënave të përmendura më poshtë është jo e detyrueshme; sidoqoftë, Përdoruesi kupton që mos-transmetimi i të dhënave mund ta bëjë riprodhimin e Shërbimeve të caktuara nga Pronari tek Përdoruesi të pamundur.
Pronari do të ketë të drejtë të procesojë të dhënat e Përdoruesit mbasi ka marrë pëlqimin e kërkuar ligjërisht të Përdoruesit. Përdoruesi do të mund të japë pëlqimin duke shënuar një kuti të caktuar gjatë regjistrimit me Faqen. Nëse për të përdorur një Shërbim të caktuar nevojitet një pëlqim i veçantë lidhur me procesimin e të dhënave, Përdoruesi do të mund të japë atë pëlqim brenda një procedure përkatëse, i disponueshëm në Faqe, e lidhur me porositjen e një Shërbimi.
Të dhënat e transmetuara nga Përdoruesi do të përdoren vetëm për qëllime të lidhura me riprodhimin e shërbimeve nga ana e Pronarit për Përdoruesin dhe do të jenë të siguruara mjaftueshëm ndaj qasjes së palëve jo titullare.
Përdoruesi paraqet dhe garanton se çdo informacion i dhënë në lidhje me përdorimin e Faqes është dhe do të mbetet i vërtetë, i saktë dhe i plotë, dhe se Përdoruesi do të mirëmbajë dhe përditësoj këtë informacion rregullisht. Përdoruesi bie dakord që nëse një informacion i dhënë është fals, i pasaktë, i vjetëruar ose i mangët, Pronari do të jetë i lirë të ushtrojë të drejtën e parashtruar në pikën 12.
5. Përmbajtja dhe Sjellja
Përdoruesi do të kuptojë që i gjithë informacioni, të dhënat, teksti, softueri, muzika, tingujt, fotografitë, grafikat, video, mesazhet, etiketat, ose materiale të tjera (referuar si “Përmbajtje”), të postuara publikisht ose të transmetuara privatisht, janë përgjegjësi e vetme e personit nga i cili ka buruar kjo përmbajtje. Pronari nuk do të verifikojë nëse Përmbajtja e postuar publikisht nga Përdoruesit brenda Faqes shkel ligjin, të drejtat, të drejtat morale, sjelljen e mirë, ndjenjat, moralitetin, besimin, konkurrencën e ndershme, ekspertizën, biznesin, sekretin tregtar, ose informacione të tjera konfidenciale nga ana kontraktuale. Pronari mund, sidoqoftë, të monitorojë Përmbajtjen e postuar nga Përdoruesi duke i kushtuar vëmendje të veçantë korrektësisë së Përmbajtjes nga këndvështrimi i emrit të mirë dhe nderit të palëve të treta.
Për sa u përket Shërbimeve të ofruara, Pronari për më tepër mund edhe të verifikojë Përmbajtjen e transmetuar nga Përdoruesi nga këndvështrimi i përmbushjes së kritereve të caktuara teknike, në fushëveprimin e përputhshmërisë së Përmbajtjes me Kushtet e Përdorimit të Faqes ose Shërbimeve të caktuara.
Në raste të tjera, Pronari nuk do të moderojë ose kontrollojë Përmbajtjen e ofruar ose të vënë në dispozicion nga Përdoruesi brenda Faqes ose lidhur me përdorimin e Shërbimeve.
Në rastin kur vënia në dispozicion i një Përmbajtjeje të caktuar përmes Faqes ngre një dyshim të arsyetueshëm të kundravajtjes, do të zbatohet procedura e parashtruar në pikën 7.
Pa kufizime, Përdoruesi bie dakord të mos e përdorë Faqen për të:
a. ngarkuar, postuar, dërguar e-mail, transmetuar ose të vërë në dispozicion në një mënyrë tjetër çdo Përmbajtje që është e kundraligjshme, e dëmshme, e pasigurt, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, e gabuar, shpifëse, vulgare, e pahijshme, e pavërtetë, ndërhyrëse e privatësisë së tjetrit, urryes, ose i dënueshëm për përmbajtje racore, etnike, ose tjetër;
b. ngarkuar, postuar, dërguar e-mail, transmetuar ose të vërë në dispozicion në një mënyrë tjetër çdo Përmbajtje që ju nuk keni të drejtë ta vini në dispozicion në bazë të një ligji ose në bazë të marrëdhënieve kontraktuale ose mirëbesimit (si informacion i brendshëm, informacion të mbrojtur dhe konfidencial i mësuar ose marrë si pjesë e marrëdhënieve të punësimit ose nën marrëveshje konfidencialiteti);
c. ngarkuar, postuar, dërguar e-mail, transmetuar ose të vërë në dispozicion në një mënyrë tjetër çdo Përmbajtje që shkel patenta, marka të regjistruara, sekrete tregtare, të drejtë autori ose të drejta të tjera pronësie të çdo pale;
d. ngarkuar, postuar, dërguar e-mail, transmetuar ose të vërë në dispozicion në një mënyrë tjetër çdo Përmbajtje që përmban viruse softueri ose çdo lloj kodi tjetër kompjuteri, skedarë ose programe të dizenjuara që të ndërpresin, shkatërrojnë ose kufizojnë funksionalitetin e çdo softueri ose hardueri kompjuterash ose pajisjesh telekomunikimi.
Përdoruesi pranon, jep pëlqimin dhe bie dakord se Pronari mund të ketë qasje, ruajë dhe të përcjellë informacionin e llogarisë së Përdoruesit dhe Përmbajtje nëse i kërkohet nga ligji ose me mirëbesim që një qasje, ruajtje apo përcjellje e tillë është arsyetisht e nevojshme për të: (i) përmbushur procesin ligjor; (ii) zbatuar Kushtet e Përdorimit; (iii) ju përgjigjur pretendimeve që çdo Përmbajtje shkel të drejtat e palëve të treta; ose (iv) mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë personale të Pronarit, përdoruesve të tij dhe publikut.
Përdoruesi kupton që Faqja dhe softueri i përfshirë brenda Faqes mund të përfshijë përbërës sigurie që lejojnë mbrojtjen e materialeve dixhitale dhe që përdorimi i këtyre materialeve i nënshtrohet rregullave të përdorimit të vendosur nga Pronari ose ofruesit e përmbajtjes të cilët ofrojnë material për Faqen. Përdoruesi nuk lejohet të përpiqet të shkelë ose të anashkalojë asnjë nga rregullat e përdorimit, që janë pjesë e Faqes. Çdo riprodhim, publikim, shpërndarje e mëtejshme ose ekspozim publik i paautorizuar i materialeve të ofruara në Faqe, në tërësi ose pjesërisht, është rreptësisht i ndaluar.
Pronari nënvizon se NËSE PËRDORUESI ZGJEDH TË BËJË PUBLIK CILINDO INFORMACION TË IDENTIFIKUESHËM PERSONALISHT APO TJETËR LLOJ INFORMACIONI NË ÇFARËDO PËRMBAJTJEJE OSE NDRYSHE, JU E MERRNI VETË PËRSIPËR RREZIKUN DHE PRANONI SE INFORMACIONI OSE MATERIALET DO TË JENË PUBLIKE DHE MUND TË PËRDOREN PUBLIKISHT.
6. Pronësia e Përmbajtjes – Licensë
Pronari nuk pretendon Pronësinë e Përmbajtjes që Përdoruesi fut ose vë në dispozicion për përfshirje në Faqe. Sidoqoftë, në lidhje me Përmbajtjen që Përdoruesi fut ose vë në dispozicion për përfshirje në Faqe, Përdoruesi i jep Pronarit liçensën jo-ekskluzive, falas, të përhershme, të pakthyeshme dhe tërësisht nën-liçensuese për të përdorur, shpërndarë, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, përkthyer, performuar publikisht dhe për të shfaqur publikisht këtë Përmbajtje (tërësisht ose pjesërisht) dhe për të përfshirë këtë Përmbajtje në vepra të tjera të çfarëdo formati ose medium të njohur tashmë ose të zhvilluar më vonë.
Duke ngarkuar, postuar, dërguar e-mail, transmetuar ose vënë në dispozicion në një mënyrë tjetër çfarëdo Përmbajtje përmes Faqes, Përdoruesi paraqet dhe garanton se ai ose ajo i ka të gjitha të drejtat e nevojshme për të dhënë liçensat e dhëna në këtë seksion (duke përfshirë pa kufizime të drejtash çfarëdo grafike, vizuali dhe kompozimesh muzikore ose regjistrime zanore të futura ose pjesë e çdo Përmbajtjeje) dhe se ajo Përmbajtje dhe krijimi ose ofrimi i saj nga Përdoruesi përmes Faqes është në përputhje me të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret e zbatueshme dhe nuk thyen ose shkel në një mënyrë tjetër të drejtën e autorit, markën tregtare, sekretin tregtar, privatësinë ose pronësi tjetër intelektuale ose të drejta të tjera të një pale të tretë. Përdoruesi më tej heq dorë në mënyrë të parevokueshme nga çdo “e drejtë morale” sipas çfarëdo ligji të zbatueshëm në lidhje me Pronarin ose Entitetet e Varura prej Tij.
Faqja dhe e gjithë përmbajtja e saj, me përjashtim të Përmbajtjes së hedhur ose postuar nga Përdoruesit, janë në pronësi dhe me të drejtë autori të Pronarit dhe/ose Entiteteve të Varura prej Tij ose të tjerëve me të gjitha të drejtat e rezervuara përveç se në rastet kur është shënuar e kundërta.
7. Shkelja e Përmbajtjes
Nëse Përdoruesi beson në mirëbesim se materialet e vëna në dispozicion në Faqe shkelin ligjin, të drejtat, të drejtat morale, rregullat e sjelljes së mirë, ndjenjat, moralitetin, besimet, konkurrencën e ndershme, ekspertizën, biznesin, sekretin tregtar, ose informacion tjetër kontraktualisht konfidencial, Pronari i informuar për shkeljen nga personi përgjegjës do të marrë hapa për ta hequr nga Faqja Përmbajtjen e cila shkakton shkeljen.
Pronari do të konsiderohet i informuar rreth njoftimit për shkeljen e përmendur më sipër nëse të gjitha kushtet e mëposhtme janë përmbushur njëkohësisht:
I. njoftimi lëshohet nga një person përgjegjës për këtë: në rastin e një personi fizik i cili përfaqëson veten ose si një përfaqësues statutor: me dhënien e emrit dhe mbiemrit të këtij personi në gjendje që të veprojë si përfaques statutor, adresën postare, adresat e e-mailit, nënshkrimin e dorëshkruar; në rastin e individëve ose entiteteve të tjera: me dhënien e emrit dhe mbiemrit të tyre, autorizimin e duhur lëshuar nga personi/individët përgjegjës duke përfshirë arsyet ligjore për këtë autorizim, adresën postare, adresat e e-mailit, një nënshkrimin i dorëshkruar.
II. njoftimi tregon arsyet e së drejtës për të lëshuar këtë njoftim dhe për të kërkuar një Përmbajtje të caktuar që të hiqet.
III. njoftimi përmban përshkrimin e Përmbajtjes në fjalë, duke treguar adresën e nën-faqes së Faqes ku është në dispozicion dhe vendin në faqen e internetit, që do t’ia mundësojë Pronarit ta gjejë Materialin;
Pasi është njoftuar në mënyrën e përshkruar më lart, Pronari do të analizojë njoftimin dhe pasi të ketë konfirmuar validitetin e tij, do të heqë Përmbajtjen nga Faqja.
Pronari mund, para verifikimit përfundimtar të njoftimit, t’i kërkojë Përdoruesit të japë informacione shtesë ose të dorëzojë shpjegime të mëtejshme.
8. Përjashtim nga Përgjegjësia për Garancitë
Faqja vihet në dispozicion nga Pronari në formën e dhënies së mundësisë Përdoruesve ta përdorin sipas Kushteve të Përdorimit dhe qëllimit të tij. Lidhur me përmbajtjen e vënë në dispozicion në Faqe ose përmes Faqes, Pronari nuk jep garanci, të shprehura ose të nënkuptuara.
10. Rishikime të Kushteve të Përdorimit
Dmtfood d.o.o. (“Pronari”) ose Entitetet e Varura prej saj (“Entitete të Varura prej tij”) mund, për arsye të rëndësishme, të modifikojnë këto Kushte të Përdorimit, nëse modifikimi nuk shkel të drejtat e përfituara nga Përdoruesit. Të gjitha këto modifikime do të jenë të detyrueshme për Përdoruesin brenda 10 ditëve që prej publikimit të tyre në Faqe. Përdoruesi duhet të vizitojë periodikisht Faqen për t’u familiarizuar me Kushtet aktuale të Përdorimit.
11. Rishikime të Faqes
Ne rezervojmë të drejtën, në çdo kohë dhe herë pas here, përkohësisht ose përherë, në tërësi ose pjesërisht, që të: modifikojmë ose ndërpresim Faqen, me ose pa lajmërim; kufizojmë qasjen në Faqe për çdo person, zonë gjeografike ose jurisdiksion sipas zgjedhjes së Pronarit; ndryshojmë tarifat lidhur me përdorimin e Faqes; modifikojmë ose heqim çfarëdo tarifash të caktuara në lidhje me Faqen; ose t’u ofrojmë mundësi disa ose të gjithë përdoruesve të Faqes. Përdorimi juaj i vazhduar i Faqes pas këtyre ndryshimeve do të tregojë pranimin tuaj të këtyre ndryshimeve. Nëse Përdoruesi nuk jep pëlqimin për modifikimet ose kushtet apo tarifat e vendosura, ai ose ajo mund të ndërpresë marrëveshjen e shërbimit elektronik në çdo moment.
12. Ndërprerja
Përdoruesi bie dakord që Pronari, me gjykimin e vet, mund të ndërpresë qasjen e Përdoruesit në ose përdorimin e Faqes ose të ndërpresë marrëveshjen me Përdoruesin nëse Përdoruesi ka shkelur ose ka vepruar në mënyrë kontradiktore me këtë të fundit ose frymën e këtyre Kushteve të Përdorimit ose ligjin e detyrueshëm. Në rastin e një shkeljeje të tillë, e drejta e Përdoruesit për të përdorur Faqen do të ndërpritet menjëherë, me njoftim të dërguar paraprakisht te Përdoruesi, përveçse kur Përdoruesi nuk i ka dhënë Pronarit të dhënat e kontaktit ose ka ndryshuar të dhënat e hyra në faqe pa informuar Pronarin.
Pronari mund të ndërpresë marrëveshjen me Përdoruesin nëse Përdoruesi i shkel dispozitat e Kushteve të Përdorimit dhe Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit Dmtfood dhe, nëse Përdoruesi ndërmerr aktivitete të cilat influencojnë negativisht emrin e mirë të Pronarit ose në çdo mënyrë tjetër dëmtojnë ose mund të dëmtojnë Pronarin, Faqen ose palë të treta, dhe nëse Përdoruesi, në lidhje me regjistrimin në Faqe ose me përdorimin e Shërbimeve të saj, ofron Materiale ose informacion që është jo i vërtetë, i pasaktë, i vjetëruar ose jo i plotë, ose që shkel ligjin ose rregullat e sjelljes së mirë.
13. Veçueshmëria
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të Përdorimit zbulohet të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose për ndonjë arsye e pazbatueshme, ajo dispozitë do të konsiderohet e veçuar nga këto Kushte të Përdorimit dhe nuk do të cënojnë validitetin dhe zbatueshmërinë e çdo dispozite tjetër.
14. Rregulla për Sfidat, Shortet, Konkurset, Llotaritë, Anketat dhe Promocione të Ngjashme
Çdo sfidë, konkurs, anketë, ose promocion i ngjashëm i vënë në dispozicion përmes Faqes mund të qeverisen nga rregulla specifike që janë të ndara nga këto Kushte të Përdorimit. Duke marrë pjesë në një konkurs, anketë ose promocion të tillë, ju do t’u nënshtroheni atyre rregullave, të cilat mund të ndryshojnë nga kushtet dhe termet e parashtruara këtu. Pronari ju inkurajon të lexoni rregullat e zbatueshme, të cilat janë të lidhura nga aktiviteti në fjalë, dhe të konsultoheni me Politikën tonë të Privatësisë e cila, duke iu shtuar Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit Dmtfood dhe këtyre Kushteve të Përdorimit – qeverisin çfarëdo informacioni që ju parashtroni në lidhje me aktivitete të tilla.
15. Filtrimi
Pronari njofton Përdoruesin se mbrojtjet e kontrollit prindëror (si harduere kompjuterik, softuere ose shërbime filtrimi) të ofruara në treg mund t’ju ndihmojnë në kufizimin e qasjes ndaj materialit që është i dëmshëm për minorenët.
16. Ligji dhe Jurisdiksioni
Këto Kushte të Përdorimit dhe përdorimi juaj i Faqes qeverisen nga ligjet e Shqipërisë. Gjykatat lokale do të kenë jurisdiksionin ekskluziv mbi çfarëdo dhe të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin, janë të lidhura ose kanë të bëjnë me këto Kushte të Përdorimit ose në të cilat këto Kushte të Përdorimit ose Faqja janë një fakt material.