Kushtet e përdorimit

1. Pranimi i Kushteve

Para se të ketë qasje dhe të përdorë faqen e internetit në www.halalsofra.com, përfshirë këtu të gjithë përmbajtjen dhe funksionalitetin e vënë në dispozicion përmes saj (kolektivisht, “Faqja”), Përdoruesi (referuar si “Përdoruesi”) duhet të familiarizohet me përmbajtjen e këtyre Kushteve të Përdorimit dhe të Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit. Duke hyrë dhe përdorur Faqen, Përdoruesi tregon pranimin e këtyre Kushteve të Përdorimit dhe të Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit dhe të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme. Nëse nuk jeni dakord dhe nuk i pranoni këto Kushte të Përdorimit dhe Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit të faqes së internetit pa kufizime ose cilësime, luteni të dilni nga kjo Faqe.

Disa funksionalitete ose Shërbime të ofruara nga Faqja mund të hapen mbas përmbushjes së disa kushteve shtesë nga Përdoruesi. Për të përdorur këto funksionalitete ose Shërbime, Përdoruesit mund t’i kërkohet, përmes Faqes, të pranojë kushte të përdorimit, udhëzime, parime ose terma shtesë të botuara.

Në rastin kur nuk pranohen kushtet e përdorimit, udhëzimet, parimet ose termat shtesë të lartpërmendura, Përdoruesi nuk do të ketë të drejtë të përdorë funksionalitete ose Shërbime të caktuara të ofruara nga Faqja të cilat kërkojnë respektimin e këtyre kushteve të përdorimit, udhëzimeve, parimeve ose termave.

2. Përshkrimi i Faqes

Faqja përmban elemente strukturore të ofruara nga Pronari për të mundësuar përdorimin e Faqes dhe funksionalitetin e saj ashtu si edhe Shërbime e elemente të ofruara nga Përdoruesit për Faqen. Përdoruesit do të jenë përgjegjës për çdo element që ata botojnë në Faqe në bazë të rregullave dhe normave të parashtruara në këto Kushte të Përdorimit dhe në normat ligjore të zbatueshme. Çdo Përdorues është i detyruar, në veçanti, të respektojë dispozitat e pikës 5 a-d më poshtë, duke patur parasysh që shkelja e këtyre dispozitave mund të çojë në përgjegjësinë ligjore të Përdoruesit. I referohet po ashtu edhe udhëzimeve ose informacioneve të tjera të botuara nga Përdoruesit rreth aktiviteteve ose gjërave të caktuara. 

Mbi të gjitha, Përdoruesi kupton se Faqja mund të përmbajë lidhje të faqeve të palëve të treta të cilat nuk janë pronë ose të kontrolluara nga Pronari, mbi të cilat Pronari nuk ka asnjë kontroll, dhe për të cilat Pronari nuk është përgjegjës. Prandaj, vetëm administratorët përkatës të këtyre faqeve të internetit do të mbajnë çdo përgjegjësi lidhur me përdorimin e këtyre faqeve të internetit dhe me përmbajtjen e tyre nga Përdoruesi.

Përveç se në rastet kur shpallet në mënyrë eksplicite e kundërta, çdo pjesë e Faqes i nënshtrohet këtyre Kushteve të Përdorimit. Përdoruesi kupton dhe pranon që Faqja, përfshirë çdo modifikim të saj, do të vihet në dispozicion “Ashtu-siç është”.

3. Kërkesat për Përdorimin e Faqes dhe Regjistrimin

Përdoruesi duhet të jetë të paktën 12 vjeç dhe një rezident legal në Shqipëri që të ketë qasje dhe që të shikojë Faqen. Si rezultat i përdorimit të Faqes, Përdoruesi paraqet se ai ose ajo është me moshë të paktën 12 vjeç, rezident legal në Shqipëri dhe është ose i aftë ligjërisht të pranojë këto Kushte të Përdorimit si një kontratë lidhëse ose që prindi/kujdestari i Përdoruesit ka lexuar këto Kushte të Përdorimit, i ka dhënë leje Përdoruesit të marri pjesë në Faqe dhe ka rënë dakord të jetë i lidhur nga këto Kushte të Përdorimit në emër të Përdoruesit.

Hyrja në Faqe është e mundësuar duke hyrë në një marrëveshje shërbimi elektronik midis Përdoruesit dhe Pronarit. Marrëveshja e shërbimit elektronik mund të prekë si Shërbime të lira po ashtu edhe ato me pagesë të ofruara nga Pronari sipas Kushteve të Përdorimit. Përdoruesit mund t’i kërkohet që të regjistrohet për të patur qasje në Shërbime të caktuara falas dhe me pagesë të Faqes. Përdoruesi do të informohet nga Pronari për llojet e Shërbimeve që mund të kërkojnë regjistrim.

Përdoruesi hyn në një marëveshje shërbimi elektronik në momentin e kryerjes së çdo aktiviteti (të parë) në Faqe nga Përdoruesi. Dispozitat e Kushteve të Përdorimit dhe funksionaliteteve të vëna në dispozicion nga Faqja janë në dispozicion të Përdoruesve falas.

Përdoruesit hyjnë në një marrëveshje shërbimi për Shërbime me pagesë, si ato që kërkojnë regjistrim edhe ato që nuk kërkojnë, në momentin e kryerjes së një aktiviteti me pagesë, që është në çastin kur porosit një Shërbim të caktuar duke paguar çmimin sipas dispozitave të Kushteve të Përdorimit. Pronari do të parashtrojë llojet e Shërbimeve me pagesë dhe mënyrën e pagesës në Kushtet e Përdorimit.

Për tu regjstruar, Përdoruesit do t’i kërkohet të japë një emër Përdoruesi të vetëm (referuar si “Emër Përdoruesi”).

Përdoruesi nuk mund të zgjedhë Emrin e Përdoruesit që mund të interpretohet si shtirje e një tjetër personi; që i përket një tjetër personi; që shkel pronësinë intelektuale ose të drejta të tjera të një personi; që është ofensive. Shkelja e kushteve të mësipërme mund të shpjerë në refuzimin e dhënies së Emrit të Përdoruesit për Përdoruesin.

Gjithashtu, Pronari paraqet se Përdoruesit nuk mund t’i jepet një Emër Përdoruesi ose e-mail, që është në përdorim nga një tjetër Përdorues.

Për arsye sigurie, Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të lejekalimit. Përdoruesi mund të përdorë lejekalimin për të hyrë në Faqe dhe nuk duhet ta transferojë lejekalimin ose emrin e përdoruesit, ose të huazojë ose të transferojë në një mënyrë tjetër përdorimin ose qasjen në Faqe te çdo palë e tretë. Përdoruesi është plotësisht përgjegjës për të gjithë bashkëveprimin me Faqen që ndodh në lidhje me lejekalimin ose emrin e përdoruesit të Përdoruesit në rastin kur nuk ruajnë konfidencialitetin e tyre. Përdoruesi bie dakord të lajmërojë menjëherë Pronarin për çdo përdorim të paautorizuar të lejekalimit ose emrit të përdoruesit ose për çdo shkelje tjetër të sigurisë lidhur me llogarinë e Përdoruesit ose Faqen dhe të sigurojë se ju “log off”/dilni nga llogaria juaj me Faqen (nëse është e aplikueshme) në fund të çdo sesioni.